Juventus, Manchester United dhe Liverpool duket se kanë humbur garën për mesfushorin Ryan Gravenberch, pasi lojtari i Ajax ka rënë dakord për një transferim te Bayern Munich për 28 milionë euro.
Reprezentuesi holandez mbush 20 vjeç muajin e ardhshëm dhe është produkt i akademisë së Ajaxit.
Gazetari Alfredo Pedulla shkruan se Gravenberch ka zgjedhur Bayern Munichun si destinacionin e tij të ardhshëm.
Ajax gjithashtu ka rënë dakord me Bayernin për 28 milionë euro. Gravenberch do të fitojë 4.3 milionë euro në sezon plus bonuse me klubin nga Bundesliga.
Bayern Munich gjithashtu po punon edhe për mbrojtësin Noussair Mazraoui, kontrata e të cilit do të skadojë më 30 qershor.