Bayern Munich së fundmi i është futur garës për sulmuesin e Leipzig, Christopher Nkunku.
Nkunku po kalon në një sezon fenomenal në Bundesligë dhe kjo ka bërë që shumë ekipe të shkojnë pas tij.
Në 34 ndeshje sa ka pasur gjithsej në Bundesligë, ai ka shënuar 20 gola dhe regjistruar 15 asistime.
Lojtari ka kontratë me Leipzig deri në vitin 2024 dhe mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i tij lidhur me të ardhmen e tij.