Bayern Munich është gjithnjë e më afër goditjes së dyfishtë në merkaton e verës.
Bavarezët janë favoritët për nënshkrimet e dyshes së Ajax Amsterdam, Noussair Mazraoui dhe Ryan Gravenberch. Kampionët e Bundesliga kanë Barcelonën konkurrente për mbrojtësin Mazraoui, por duket se po bëjnë më mirë në bisedime.
Agjenti i lojtarit, Mino Raiola është duke biseduar me bavarezët tash e disa javë. Ai dëshiron t’i transferojë në pako të dy lojtarët dhe Bayern kanë mundësinë të bëjnë këtë lëvizje.
Edhe në Spanjë, emra si Matteo Moretto raportojnë se Barca po humb garën për mbrojtësin e krahut të djathtë. Mbetet të shihet se si do të shkojnë punët deri në fund.