Drejtori Oliver Kahn konfirmoi se ata kanë pasur bisedime dhe Matthijs de Ligt dëshiron të vijë te Bayern Munich, kështu që negociatat vazhdojnë me Juventusin.
Vizita e Hasan Salihamidzicit në Torino nuk ishte sekret, duke u takuar edhe me përfaqësuesen e lojtarit Rafaela Pimenta dhe drejtorët e Bianconerëve. “Ne patëm bisedime dhe lojtari dëshiron të vijë në FC Bayern. Ne do të kemi më shumë diskutime dhe më pas do të shohim se si do të shkojë”, ka thënë Kahn për Blickpunkt Sport.
Juventusi po kërkon të paktën 90 milionë euro për ta lënë holandezin të largohet nga Torino, pasi ai është ende nën kontratë për dy vite të tjera dhe ka një klauzolë lirimi prej 120 milionë euro në kontratën e tij.
Megjithatë, deri më tani gjigantët e Bundesligës kanë propozuar në rastin më të mirë 60 milionë euro duke përfshirë bonuset dhe ky është një hendek shumë i madh për të kapërcyer. Mund të ketë më shumë zhvillime tani që Bayern Munich ka njoftuar marrëveshjen për të shitur Robert Lewandowski te Barcelona, duke liruar disa fonde transferimi.
De Ligt dukej se e bëri të qartë zgjedhjen e tij dhe kjo është arsyeja pse Chelsea nënshkroi Kalidou Koulibaly nga Napoli me një kosto prej 40 milionë euro plus bonuse.
Manchester City mbetet potencialisht i interesuar për qendërmbrojtësin holandez.