Ryan Gravenberch do t’i bashkohet Bayern Munich.
Lojtari i Ajax Amsterdam, Ryan Gravenberch është gati të bëjë hapin e madh në karrierën e tij dhe t’i bashkohet skuadrës së Bayern.
Mesfushori do t’i kryej sot testet e tij mjekësore, bën të ditur Fabrizio Romano.
Kontrata që do të nënshkruhet do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2027.
Drita e gjelbër është dhënë edhe nga Ajax Amsterdam, me negociatat që u kompletuan gjatë javës së kaluar. Zyrtarizimi është vetëm çështje kohe.