Ylli i Bayern Munichut, Robert Lewandowski në verën e ardhshme mund të largohet nga “Allianz Arena”.
Polaku që sa vite është ylli i “Bavarezëve” duke iu ndihmuar të fitojnë shumë tituj, sidomos në këto vitet e fundit.
Sidoqoftë, Lewandowski ka pranuar se ende nuk ka biseduar me bordin për rinovimin e kontratës, e cila i skadon në vitin 2023.
Ndërkohë, eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka zbuluar se gjithçka është e hapur.
“E ardhmja e Robert Lewandowskit është absolutisht e hapur. Është i fokusuar në pjesën e dytë të sezonit me Bayernin, por kontrata i skadon në vitin 2023 dhe dëshiron kontratë të re që të qëndrojë”.
“Nuk ka bisedime mes Bayernit dhe agjentëve, Lewandowski është në pritje”, shkroi ai.
Ndërkohë, verën e kaluar, Lewandowski ishte i lidhur me kalimin në Premierligë.