Ylli i Tottenham Hotspur, Harry Kane është ende një objektiv i gjigantëve gjermanë, Bayern Munich.
Sipas mediumit Sky Germany, Bayerni po vlerëson aktualisht situatën e kontratës së Kane te Spurs.
29-vjeçari ka një marrëveshje që zgjat deri në vitin 2024, që do të thotë se një transferim me çmim të ulët verën e ardhshme është një mundësi reale.
Nëse Kane nuk rinovon deri në verë, Bayerni do të bëjë një ofertë për të nënshkruar me kapitenin e Anglisë.
Kane u lidh së fundi me një kalim te Manchester City një vit më parë, por asgjë nuk u materializua dhe në fund “Qytetarët” transferuar Erling Haaland.