Bayern Munich pritet të transferojë edhe një sulmues në rast largimit të Robert Lewandowskit.
Në fakt sulmuesi polak i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se nuk dëshiron të qëndroj në Munich dhe largimi i tij është çështje kohësh.
Bavarezët tanimë kanë filluar të gjejnë një sulmues të ri i cili pritet ta zëvendësojë polakun në Allian Arena. Kampioni në fuqi i Gjermanisë ka kontaktuar skuadrën franceze Lille për të pyetur rreth situatës së sulmuesit kanadez Jonathan David.
22-vjeçari ka pasur një sezon mjaftë të mirë në Francë, ku në 47 ndeshje zyrtare me fanellën e Lille ka shënuar 19 gola.
Drejtuesit e klubit francez i kanë bërë të qartë gjermanëve se David është shumë i rëndësishëm për ta dhe mund të largohet vetëm për 60 milionë euro.