Atletico Madridi ka arritur ta eliminojë Manchester Unitedin nga Liga e Kampionëve, duke kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja në “Old Trafford” u mbyll 1-0 për spanjollët, ndërsa përballja e parë ishte mbyllur baras 1-1.
Një moment është bërë viral, kur Manchester United kishte një goditje këndi në pjesën e dytë, ndërsa Cristiano Ronaldo dhe Harry Maguire ishin në zonë.
Në një moment koka e dyshes u goditën njëra me tjetrën duke mos mundur të rrezikojnë portën kundërshtare.