Liverpool janë optimistë lidhur me transferimin e Jude Bellingham.
Mesfushori anglez, Jude Bellingham pritet të jetë një nga emrat më të lakuar në merkaton e verës së ardhshme.
Skuadrat e mëdha angleze të gjitha janë vënë pas tij, por edhe nga Spanja, Real Madrid monitoron situatën.
Megjithatë, siç bën të ditur ‘Telegraph, Liverpool janë optimistë për transferimin e tij.
‘Reds’ besojnë se janë në ‘Pole-position’ për të siguruar kartonin e yllit të Dortmund.
Dortmund do të shqyrtojë ofertat për Bellingham vetëm gjatë verës së vitit 2023.