Ish-trajneri i Real Madridit, Rafael Benitez ka folur për kohën e tij në klubin mbretëror duke thyer heshtjen rreth largimit të tij.
Trajneri spanjoll ka folur për Real Madridin dhe largimin e tij nga Los Blancos në një intervistë për MBC Masr 2 në Egjipt. Ai ka zbuluar përfundimisht se largimi i tij kishte të bënte me problemet brenda klubit dhe jo me Cristiano Ronaldos, ashtu siç është raportuar.
Ndryshe, Benitez qëndroi te Real Madridi për vetëm gjashtë muaj, nga qershori 2015 deri në janar 2016, ku pati 25 ndeshje, nga to 17 fitore, 5 barazime dhe 3 humbje.