Louis Saha i ka kërkuar ish-bashkëlojtarit të tij në Francë, Karim Benzema që t’i bashkohet Manchester United dhe të zgjidhë problemet e tyre me golat.
Benzema ka përfunduar duke u kritikuar për paraqitjet e tij me Al Ittihad në Superligën e Arabisë.
“Benzema do të ndryshonte sulmin e United, dhe kjo është pikërisht ajo që ata kanë nevojë”, ka thënë fillimisht Saha për Diario AS.
“Ai do të shënonte gola dhe do të siguronte një lojë më të mirë ekipore”.