Skuadra e Real Madridit po shkon sigurt drejt fitores, pasi ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Mallorcas, në ndeshjen e javës së 28-të në La Liga.
Edhe goli i tretë si i dyti është shënuar nga Karim Benzema, me madrilienët që tani po udhëheqin me rezultatin 0:3.