Bernardo Silva u dha fund spekulimeve. 28-vjeçari portugez, kujtohet, ishte i lidhur gjatë verës me një kalim te Barcelona.
“E vërteta është se nuk ka pasur oferta nga Spanja. Asgjë nuk ka ardhur, unë do të qëndroj në Manchester dhe jam i lumtur. Vendimi është marrë”,- është shprehur ai në një bisedë me RAC1, pas fitores ndaj Nottingham Forest.
I formuar te Benfica, Bernardo Silva mbërriti te Manchester City në vitin 2017, pas një periudhe në Monaco. Në total, ai ka luajtur 257 ndeshje për skuadrën e Guardiolës, duke fituar katër kampionate, katër Kupa të Ligës, dy Superkupa dhe një Kupë FA.