Brighton ka emëruar Adam Lallana trajner të përkohshëm të ekipit deri në gjetjen e një menaxheri të ri, pas largimit të Graham Potter.
Të enjten pasdite, Chelsea konfirmoi nënshkrimin e Potter, pas shkarkimit të Thomas Tuchel në fillim të javës menjëherë pas humbjes nga Dinamo Zagreb në Ligën e Kampionëve.
Sipas Telegraph , Lallana do të marrë drejtimin e skuadrës përpara ndeshjes kundër Bournemouth të shtunën, së bashku me trajnerin e U-21, Andrew Crofts.
Asistentët e U-21, Shannon Ruth, Nick Stanley dhe ndihmësi i trajnerit të portierëve Jack Stern do të ndihmojnë Lallanan në drejtimin e ekipit të parë.
Adam Lallana do të ketë rolin e trajnerit të përkohshëm të ekipit si dhe lojtarit, duke mos e penguar atë asgjë që edhe ai të luaj.