Bruno Fernandes ka thënë se pajtohet me thirrjen e tifozëve që lojtarët e United nuk janë të aftë të veshin fanellën e ekipit.
Në 37 ndeshje se ka zhvilluar në Premier Ligë kanë pësuar 11 humbje, të cilat kanë ndikuar që ekipi të mbetet jashtë Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm.
E tifozët e United nuk janë të kënaqur me këtë fakt, andaj pas humbjes dëshpëruese ndaj Brighton, ata thanë se lojtarët e United nuk janë të aftë të veshin fanellën e ekipit të tyre.
Në lidhje me këtë thirrje të përkrahësve të ‘Djajve të Kuq’, Bruno Fernandes tha se pajtohet.
“Unë e përfshij vetën në këtë. Ajo që bëmë sot, ajo që bëra unë sot, nuk ishte e mjaftueshme për të qenë në fanellën e Man United dhe e pranoj”, tha portugezi.