Ylli i Barcelonës, Sergio Busquets ka konfirmon se mesfushori i Milanit, Franck Kessie do të transferohet në verë në Camp Nou.
Reprezentuesi spanjoll foli për RAC1, duke konfirmuar se mesfushori nga Bregu i Fildishtë do të transferohet te Barcelona në fund të sezonit aktual.
“Ai duhet të përshtatet me trajnerin, i cili me siguri e ka parë dhe ka nënshkruar me të”, pranoi spanjolli.
“Jam i lumtur që kam një ekip më të fortë dhe që njerëzit duan të vijnë këtu. E kam parë duke luajtur. Ai është fizikisht i fortë, nuk humb shumë topa, e mban topin mirë… Jam i sigurt se do të bëjë mirë dhe do të na ndihmojë”, përfundoi Busquets.
Kessie refuzoi të rinovonte me Milan dhe nënshkroi një marrëveshje katërvjeçare me Barcelonën, teksa tashmë i ka kaluar testet mjekësore me gjigantët e La Ligës.