Tensioni i kampionatit të shkuar ende ka mbetur por sidomos ato kore “dërgojini mesazh Hakan Calhanoglu” dhe sidomos Theo Hernandez me koret “Calhanoglu bir k*rve” nga autobusi i Scudetto.
“Duhet zjarri brenda” tha Calhanoglu para derbit por në fushë atë zjarr e pati Milani, edhe pse ndeshja nuk nisi fort mirë me golin e pësuar. Megjithatë, Theo sot ishte nervoz dhe kartoni i verdhë me Dumfries e konfirmoi.
E gjitha lindi që në fillim, kur ekipet u takuan me fair play pa nisur loja. Hakan Calhanoglu refuzoi t’i jepte dorën Theo Hernandez para Derby della Madonnina sonte në San Siro.
Nuk ka më miqësi mes dyshes duke pasur parasysh këngën që Theo filloi në festimet e Scudettos, dhe një video ka zbuluar se para ndeshjes në San Siro sonte kur skuadrat u rreshtuan për shtrëngimin e duarve, Calhanoglu e bëri të qartë se nuk do ta falte.