Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur në lidhje me mesfushorin Federico Valverde.
Valverde po vazhdon të tregojë që është një margaritarë i ri për madrilenët.
Edhe në edicionin e ri me ‘Mbretërit’ uruguaiani po shfaq formë të lartë, duke shënuar dy gola dhe asistuar dy të tjerë në tetë ndeshje me Realin.
Paraqitja e tij ka bindur edhe trajnerin e ekipit, pasi ka dalë më një deklaratë që nëse mesfushori nuk shënon mbi 10 gola këtë sezon, do ta shqyejë licencën e tij si trajner.
“Do ta shqyejë licencën e trajnerit tim nëse Fede Valverde nuk shënon mbi dhjetë gola për Real Madridin këtë sezon”, u shpreh italiani.
Edhe këtë edicion Real Madridi po vazhdon me paraqitje të mira, në tetë ndeshje sa kanë zhvilluar i kanë fituar që të gjitha.