Iker Casillas, përmes një postimi në Twitter, ka ironizuar duke thënë se është spanjoll.
Ky reagim i ish-portierit legjendar erdhi pas “rrëshqitjes” së një postimi nga llogaria e tij se është homoseksual.
Ai, disa orë më vonë, e sqaroi se llogaria e tij është hakuar, duke kërkuar falje nga fansat dhe komuniteti LGBTIQ.
Gjithsesi, kjo çështje nuk u mbyll as disa ditë pas këtij akti.
E për t’i shuar zërat, sipas mënyrës së tij, vetë Casillas thotë se është vetëm spanjoll dhe nuk i përket asnjë komuniteti për të cilin është aluduar.