Paris Saint-Germaini ka parakaluar Chelsean në garën për transferimin e mbrojtësit Wesley Fofana. “L’Equipe” ka raportuar se PSG-ja zyrtarisht ka kontaktuar Leicesterin dhe ka ofruar 90 milionë euro për francezin.
Fofana vlerësohet ndër mbrojtësit më të mirë në Premier League dhe te Parisi po shihet si përforcim i madh për mbrojtjen.
21-vjeçari është i gatshëm të largohet nga Leicesteri, por ekipi anglez po kërkon dëmshpërblim të madh për lirimin e tij.
Deri më tani, Leicesteri ka refuzuar dy oferta të Chelseat, të fundit në vlerë prej 75 milionë eurosh. Fofana ka kontratë me Leicesterin deri në vitin 2027.