Aurelien Tchouameni do të jetë një nga lojtarët me vëmendjen më të madhe në merkaton e verës.
Skuadra e Monaco pritet të ketë një numër ofertash në drejtim të tyre, për mesfushorin Tchouameni. Real Madrid vazhdon të jetë skuadra që lidhet më së shumti me lojtarin, por sipas ‘AS’ ka edhe dy skuadra të tjera në garë.
Chelsea dhe PSG janë dy skuadrat që do të rivalizojnë Realin për kartonin e francezit. Thuhet se Monaco do të kërkojë deri në 80 milionë euro për kartonin e Tchouameni.
Mbetet të shihet se kush do ta fitojë garën për lojtarin e Monaco.