I lidhuri me një transferim të mundshëm te Chelsea, Eder Militao është i vendosur të qëndrojë te Real Madridi.
Mbrojtësi Eder Militao është i vendosur që të rinovojë kontratën e tij me skuadrën e Real Madrid, bën të ditur ‘Marca’.
Kontrata aktuale e 24 vjeçarit me Real Madrid vlen deri në vitin 2025, por ‘Blutë’ e Londrës raportohet se duan t’i japin fund qëndrimit të tij në ‘Santiago Bernabeu’.
Chelsea e dëshiron lojtarin në ‘Stamford Bridge’, por ky duket si mision i pamundur krahas dëshirës së lojtarit.
Militao preferon qëndrimin te Real Madrid, ku nën urdhrat e Carlo Ancelotti është i padiskutueshëm në formacion.
Chelsea duhet të shoh për alternativa tjera për mbrojtjen, në një periudhë kur pritet të humbin emra si Andreas Christensen, Cesar Azpilicueta e Antonio Rudiger.