Skuadra e Chelsea është në një krizë të madhe dhe kjo po përkthehet edhe në rezultate negative.
Lojtarët e Thomas Tuchel mungojnë për arsye të ndryshme, si Covid-19, lëndime dhe shkaqe të tjera, duke bërë që gjermani të mos ketë numër të mjaftueshëm në dispozicion.
Si pasojë e kësaj, Tuchel, siç njofton The Sun, ka ftuar 12 lojtarë nga akademia e klubit për t’u stërvitur me skuadrën A, përcjell lajmi.net.
Teddy Sharman-Lowe, 18, Josh Brooking, 19, Xavier Mbuyamba, 19, Alfie Gilchrist, 18, Dion Rankine, 19, and Xavier Simons, 18, janë disa nga emrat që janë stërvitur me skuadrën e parë.
‘Blutë’ kanë pasur shtatë raste pozitive në skuadër, me disa lojtarë të tjerë që dolën pozitivë pas barazimit 1:1 ndaj Everton.
Chelsea në këtë krizë ka lëshuar pikë dhe ka mbetur tashmë gjashtë pikë prapa liderëve të Man City.