Pronari i Chelseat, Todd Boehly po përgatitet të sulmojë në afatin kalimtar veror me synim yjet e Bundesligës.
Amerikani tregoi se nuk ka frikë të shpenzojë paratë, duke blerë lojtarë në vlerë 300 milionë euro pre se kur zbarkoi në klub.
Ai tani ka filluar planifikimet për shpenzimet e tij të ardhshme.
Christopher Nkunku, vetëm i siguruar – Chelsea do të paguajë klauzolën e tij të plotë të lirimit prej 60 milionë euro.
Josko Gvardiol, kroati që pëlqehet nga të gjithë.
Jude Bellinghamin, dëshira e madhe – Klubi gjerman thuhet se kërkon 120 milionë euro dhe bisedimet për këtë gjë kanë filluar.
Benjamin Pavard i Bayern Munich, siguria në mbrojtje – Francezi do të ishte një alternativë shumë më e lirë për pronarin e Chelseat, Boehly, pasi kushton diku rreth 35 milionë euro.