Sulmuesi Son Heung-min mund të bëhej heroi i Tottenham Hotspur ose shpëtimtari i Arsenalit në ndeshjen ndaj Manchester Cityt, por humbi një rast ideal për ta ndryshuar rrjedhën dhe rezultatin e lojës.
Son humbi një shans i vetëm me portier – gjë që i ndodhte rrallëherë Sonit për shkak të aftësive të tij të jashtëzakonshme në përfundim.
Sigurisht, disa futbolldashës e quajtën këtë ndeshje si të kurdisur pas rastit të humbur nga Son.
“Ja, është ndeshje e rregulluar, Sonit nuk i ka humbur kurrë këto raste në jetën e tij!!!”, ishte një koment i një tjetër tifozi.
“Ajo huqje e Sonit ishte padyshim e qëllimshme sepse thjesht nuk ka asnjë mënyrë për ta humbur”, shtoi një tjetër.