Trajneri Antonio Conte ka dhënë mendimin për mesfushorin Tanguy Ndomebele që u fishkëllua nga tifozët gjatë fitores ndaj Morecambe.
Tottenham triumfoi me rezultat 3 – 1, por deri në fund ishte në disavantazh prej 0 – 1.
Pasi Spurs nuk arrinin të barazonin rezultatin, Conte bëri një zëvendësim të trefishtë duke larguar lojtarët si Ndombele, Alli dhe Gil në minutën e 69-të.
Por, në vend që të vraponte, Ndombele u largua duke ecur nga fusha dhe kjo ndikoi që tifozët e Tottenham ta fishkëllenin.
25-vjeçari shkoi direkt në zhveshtore me disa sugjerime që thonë se mund të jetë ndeshja e fundit në fanellën e skuadrës londineze.
“Isha i fokusuar në ndeshje sepse ishim duke humbur 1-0. Këto situata ndodhin në futboll”.
“Duhet të jesh i mirë për të ndryshuar opinionet e atyre që janë të zhgënjyer me ty. Është normale. Isha lojtar dhe jo gjë ndonjëherë më ndodhi që dikush të mos ishte i lumtur me paraqitjen time”.
“Kjo është jeta ime. E përsëris është në rregull. Duhet të vazhdojmë të punojmë formë dhe të jemi më mirë herën tjetër”.
E dimë shumë mirë se kur përformojmë mirë, tifozët janë të lumtur. Nëse nuk përformojmë mirë, tifozët nuk do jenë të lumtur. Ky është futbolli”.
“Nëse mendojmë se tifozët duhet të jenë të lumtur, kur fitojmë ose humbim, nuk mendoj që është e drejtë. Për mua, sigurisht, kur nuk fitojmë nuk jam i lumtur dhe jam i zemëruar”, deklaroi ai.
Ndërkohë, raportohet për një kalim të mundshëm të Ndombeles te Roma.