Një sezon zhgënjyes për skuadrën, por jo në nivel personal për Cristiano Ronaldo-n, i cili konfirmuar përsëri si një golashënues i pastër.
Pavarësisht shumë golave të shënuar, CR7 nuk ka arritur ta ndihmojë Manchester United të fitojë një trofe. Jo vetëm. Djajtë e Kuq nuk janë kualifikuar për edicionin e ardhshëm të Champions League.
Megjithatë, sipas The Sun, pavarësisht zërave të shumtë për një largim të pesë herë Topit të Artë nga Old Trafford në fund të sezonit, portugezi mund të luajë me United edhe sezonin e ardhshëm.
Një burim brenda klubit, në fakt, ka thënë për të përditshmen angleze: “Cristiano Ronaldo është shumë i zhgënjyer nga ky sezon, por ka dëshirë të qëndrojë për ta ndihmuar skuadrën të kthehet në Champions.
“Ua ka thënë këtë shokëve të skuadrës. Ka dëshirë të qëndrojë me kusht që trajneri i ri (Ten Hag) ta dojë në ekip. Shumë të rinj në skuadër duan ta kenë CR7 në ekip sezonin e ardhshëm dhe vetë Ronaaldo ka dëshirë të qëndrojë dhe ta ndihmojë klubin të fitojë një trofe”.