Atletico Madridi po interesohet për mesfushorin e Real Madridit, Dani Ceballos.
“Marca” ka njoftuar të hënën se Atletico po synon transferimin e Ceballosit në verë. 26-vjeçari tek Atletico mund të transferohet si lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Real Madridin në fund të sezonit.
Së fundmi, ai ka refuzuar ofertën e re katërvjeçare që i ka ofruar Reali dhe ka lënë të hapur mundësinë e largimit në verë. Ceballos po kërkohet edhe nga Milani e Aston Villa. Ceballos sezonin e shkuar ishte i huazuar tek Arsenali, ndërsa këtë edicion ka shënuar një gol dhe ka asistuar katër herë në 21 paraqitje në të gjitha garat.