Sulmuesi uruguaian u përjashtuar me të kuq gjatë ndeshjes së Premier Ligës, ku Liverpool barazoi me Crystal Palace në Anfield me rezultat 1-1
Darwin Nunez e mori karton të kuq në startin e parë në formacion në Premier Ligë për Liverpool, ku momenti i tij i çmendur kundër Crystal Palace do të thotë se sulmuesi që kushtoi 64 milionë funte do të pezullohet për një kohë.
Uruguaiani e humbi gjakftohtësinë e tij gjatë një ngatërrese me Joachim Andersen që rezultoi me një goditje me kokë në mbrojtësin e Shqiponjave.
23 vjeçari është bërë lojtari i parë që është përjashtuar me karton të kuq për sjellje të këqija prej që Jurgen Klopp e mori drejtimin e skuadrës së Reds, por sa ndeshje pritet që të mungojë ai.
Çdo karton i kuq i drejtpërdrejt për sjellje të dhunshme në Premier Ligë rezulton me tri ndeshje mos lojë.