Mbrëmë është mbajtur dasma e parë në “Camp Nou”, pak kohë pas Barcelona e vuri në dispozicion stadiumin e saj për mbajtjen e ahengjeve të ndryshme.
E gjithë kjo pasi gjiganti katalunas po përballet me një krizë financiare. Dhe, organizimi i parë nuk shkoi si duhet.
Kjo pasi në Barcelonë filloi të binte shi dhe kjo bëri që dasmorët të “trembeshin” dhe të largoheshin në drejtim të tribunave dhe vendeve me strehë.
Sidoqoftë, më vonë dasma vazhdoi në stadiumin që çifti i ri e mori me qira për disa orë.