Skuadra braziliane, Flamengo do të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube, e cila pritet të zhvillohet pas ‘Katari22’.
Futbollisti i njohur, David Luiz inçizoi festën e bashkëlojtarëve në dhomat e zhveshjes, por për një moment ai u kërkoi atyre qetësi. Kjo për shkak se ata filluan t’i çonin selam Real Madridit.
”Real Madrid mezi presim. Koha juaj do të vijë.”, këndojnë lojtarët e klubit brazilian.
Kujtojmë që skuadra nga Europa që do të luaj në Kupën e Botës për Klube është pikërisht Real Madridi.