Real Betisi ka shfaqur interesim për portierin e Manchester United, David De Gea.
Sipas raportimit të ‘Todofichajes’, Real Betis ka treguar interes për nënshkrimin e David De Gea verën e ardhshme.
Kontrata e portierit me ‘Djajtë e Kuq’ skadon vitin e ardhshme dhe ndërsa ata kanë opsionin për të zgjatur qëndrimin e tij me një tjetër, klubi mund të mendojë ta lërë të largohet falas pasi duan të planifikojnë për të ardhmen.
Megjithatë, spanjolli është shprehur i gatshëm të vazhdojë në ‘Old Trafford’.
Mbetet të shihet se çfarë do ndodh me të ardhmen e portierit.