Eksperti i financave të futbollit, Kiernan Maguire beson se Manchester City mund të përballet me një zbritje prej 100 pikëve nëse shpallën fajtor për parregullësi financiare.
Kampioni në fuqi i Ligës Premier janë të dyshuar për 115 thyerje të rregullave financiare nga viti 2009 dhe dënimi më i ashpër me të cilin mund të përballen është rënia nga elita, ndërsa zbritja e pikëve dhe gjobat janë po ashtu dënime të mundshme.
Organet e Ligës Premier e kanë akuzuar Cityn për dështim në aspektin e llogaridhënies në pagesat që i janë bërë lojtarëve dhe trajnerëve.
“Ata do të përballen me një zbritje të madhe të pikëve nëse 115 akuzat vërtetohen. Mund ta imagjinoni se zbritja e pikëve mund të jetë diku mes 60 ose 100 pikëve, varësisht nëse ata duan që klubi të vuajë mjaftueshëm sa të bie nga kategoria”, ka thënë Maguire.
Seanca e pavarur parashikohet të zgjasë përafërsisht dy muaj, megjithëse vendimi final nuk pritet të bëhet publik deri në pranverën e vitit 2025 , sipas raportimeve të fundit nga Anglia.
Së fundmi për këtë temë kishte folur edhe vet trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, i cili kishte thënë se është i lumtur se më në fund ky gjyq do të mbahet dhe do të qartësohet çdo gjë.