Milan dhe Interi do kërkojnë të nënshkruajnë me Eljif Elmas në verë.
Sulmuesi 22-vjeçar nga Maqedonia e Veriut po kalon një sezon të mirë nën drejtimin e Luciano Spalletti, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhënë gjashtë asistime në 39 paraqitje në të gjitha garat. Ai iu bashkua klubit në vitin 2019 në një marrëveshje me vlerë rreth 16 milionë euro nga Fenerbahce,
Siç raporton Marca, Interi dhe Milani kanë kërkuar informacion nga Napoli për Elmasin, duke u përgatitur për një lëvizje të mundshme në afatin kalimtar të verës. Megjithatë, një marrëveshje nuk do të ishte e lehtë për t’u arritur, pasi presidenti Aurelio De Laurentiis njihet si një negociator i ashpër.
Milani është i lidhur me Elmasin teksa kërkon një zëvendësues për Franck Kessie, i cili do të largohet në fund të këtij sezoni. Një marrëveshje e mundshme shkëmbimi mund të ndodhë gjithashtu duke përfshirë Ante Rebic, me të dy lojtarët që ndajnë një vlerë tregu prej 35 milion €.