Dështimi i Arsenalit për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve mund të ketë pasoja në drejtim të largimit të disa prej lojtarëve të tyre më të mirë nga klubi.
Humbja 2-0 e Topçinjve në Newcastle i ka lënë të varura nga një fije shpresat e tyre për të përfunduar në top katërshe të Ligës Premier.
Shanset për këtë janë të pakta dhe Liga e Evropës ka shumë të ngjarë të pret skuadrën e Mikel Artetës.
Saka do të ishte lojtari që tifozët e Arsenalit janë më të shqetësuar për humbjen. Kontrata e tij ka vetëm dy vjet për të përfunduar dhe nuk ka asnjë shenjë të menjëhershme se ai do të vendosë lapsin mbi letër për një rinovim.
Ndërkohë, qendërmbrojtësi Gabriel tashmë po tërheq interesimin nga Barcelona dhe Juventus. Braziliani nuk ka lidhje emocionale me Arsenalin siç i ka lojtari i akademisë Saka. Joshja për të kaluar në një nga klubet elitare të Evropës mund të jetë shumë e madhe për t’u refuzuar.
Ndërkohë, Martinelli ka rënë ndjeshëm në formë në vitin 2022 për sa i përket golave dhe asistimeve. Por, ai ka bërë një performancë të mahnitshme për të rënë në sy.