Atletico Madrid dëshirojnë ta mbajnë në ekip sulmuesin francez, Antoine Griezmann.
Griezmann aktualisht është i huazuar nga Barcelona, te Atletico Madrid.
Marrëveshja në mes dy gjigantëve spanjoll, për lojtarin përfundon në qershor të këtij viti, por lojtari pritet të vazhdojë edhe më tej në Madrid. ‘Rojiblancos’, kanë shfaqur gatishmërinë të aktivizojnë klauzolën e blerjes prej 40 milionë euro, sipas ‘Goal’.
Diego Simeone e sheh sulmuesin si një lojtar të rëndësishëm në planet e tij, andaj dëshiron që ai të vazhdojë edhe më tej në ekip. Griezmann ka 20 paraqitje me Atleticon, duke shënuar kështu tre gola dhe regjistruar tre asistime.