Real Madridi është i interesuar për mesfushorin e Manchester United, Bruno Fernandes.
Lojtari ia ka tërhequr vëmendjen “Los Blancos”, pas performancave të mira me Portugalinë dhe “Djajtë e Kuqë”.
Mbetet të shihet nëse lojtari do të tundohet për një kalim të tillë.
Kontrata e Fernandes skadon në vitin 2026.