Sipas raportimeve të shumta në Itali, Romelu Lukaku do të përfundojë sot rikthimin e tij në Inter pasi Nerazzurrët dhe Chelsea do të zhvillojnë një takim të ri, i cili do të jetë vendimtar.
Il Corriere dello Sport dhe Tuttosport pretendojnë se rikthimi i sulmuesit në Inter është praktikisht një punë e përfunduar, por shtojnë se të dy klubet do të arrijnë një marrëveshje përfundimtare sot.
Sulmuesi belg do të huazohet tek Interi me një shumë prej 10 milionë euro plus bonuse.
Lukaku shënoi 64 gola në 95 paraqitje gjatë periudhës së tij dyvjeçare me Nerazzurrët midis vitit 2019 dhe 2021. Ai u kthye te Chelsea në një marrëveshje prej 113 milionë euro një vit më parë, por arriti vetëm 15 gola në 44 paraqitje nën drejtimin e Tuchel.