Real Madridi ka vendosur kundër rinovimin e kontratës me Marcelo dhe Isco, të cilët do të largohen nga klubi këtë verë.
Me vetëm 10 ditë deri në fillimin e LaLigas Santander, asnjëri nga këta dy lojtarë nuk ka gjetur një skuadër të re. Pavarësisht së të dytë janë të lirë dhe mund të negociojnë për të gjetur një klub që nuk janë të obliguar për të paguar ndonjë transfer, e ardhmja e tyre mbetet e pacaktuar. As Isco e as Marcelo nuk po mendojnë që të pensionohej, kurse i fundit e ka bërë të qartë këtë edhe publikisht.
Situata e Isco
Pavarësisht faktit që ai është një lojtar që Julen Lopetegui e dëshiron, Sevilla nuk duket se dëshiron shërbimet e tij së paku për momentin.
Njeriu që është i detyruar që atij t’ia gjejë një klub të ri është agjenti i tij, Jorge Mendes. Ai ia ka afruar Real Betis, pasi që trajneri i tyre Manuel Pellegrini ishte trajner i tij në Isco në Malaga, nuk ka pasur lajme nga ata për këtë gjë.
Isco po ashtu i është ofruar Romës, por problemi i Mendes është së ai po kërkon një klub që nuk do ta detyrojë atë të heq dorë nga paga e tij e lartë, e cila është 10 milionë euro. Në moshë 30 vjeçare, Isco dëshiron një skuadër të re për të luajtur në gara europiane.
Vitin e kaluar, ai luajti 17 ndeshje për Real Madrid, duke shënuar dy gola. Vlera e tij kihste rënë në 7.5 milionë euro, kurse para katër viteve ai kishte vlerë 80 milionë euro.
Situata Marcelo
Marcelo u largua nga Real Madridi si lojtari që ka fituar më së shumti tituj në historinë e klubit, 25 sish. Në moshën 34 vjeç, mbrojtësi i majtë e ka bërë të qartë që ai ende është i fuqishëm që të vazhdojë, por deri me tani asnjë skuadër nuk i është afruar për shkak të kërkesës së tij për pagë të lartë.
Ka pasur biseda për një kalim të mundshëm të tij tek skuadra e shokut të tij, Ronaldo Nazario, Real Valladolid dhe sipas L’Equipe, Lyoni është duke konsideruar për një lëvizje për Marcelon, por kjo lëvizje është përjashtuar. AC Milan është emri që është shfaqur së fundmi, me Marcelon që mund të shkojë në Fluminense dhe të pensionohet. Në të njëjtën kohë, Fenerbahçe raportohet së është e interesuar për të nënshkruar më të. q