Youssoufa Moukoko është duke shkëlqyer këtë edicion me Borussia Dortmundin. Talenti i madh gjerman ka marrë më shumë hapësira nga trajneri Edin Terzic dhe po i shfrytëzon ato me gola dhe asistime.
17-vjeçari në 20 ndeshjet zyrtare këtë edicion ka gjetur rrjetën gjashtë herë dhe ka asistuar në gjashtë gola për bashkëlojtarët e tij në 1008 minuta të zhvilluara.
E përditshmja katalunase Sport ka raportuar se Moukoko është prioritet i Barcelonës për sezonin e ardhshëm.
Sulmuesi gjerman është futur në vitin e fundit të kontratës me Dortmundin dhe në verën e vitit 2023 do të jetë i lirë.