Edinson Cavani ishte në kërkim të një klubi të ri për një kohë të gjatë. Në fund, sipas Fabrizio Romano, uruguaiani do t’i bashkohet Valencias.
Që nga fillimi i korrikut 2022, Edinson Cavani është pa klub. Kontrata mes uruguaianit dhe Manchester United skadoi, duke e bërë lojtarin me përvojë të lirë.
Gjatë javëve të fundit, ai ka qenë i lidhur me një sërë klubesh. Kishte spekulime për një transferim në Serie A, por mbi të gjitha në La Liga – Villarreal, Valencia dhe madje edhe FC Barcelona ishin të gjithë në kërkim të një sulmuesi shtesë. Në fund, zgjedhja e uruguaianit ishte për skuadrën e “Lakuriqëve”. Fabirzio Romano bën të ditur se njoftimi zyrtar i klubit spanjoll është vetëm çështje kohe.
Edison Cavani do të nënshkruajë një kontratë që do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2024. Nëse sulmuesi e plotëson të plotë, ai do të jetë 37 vjeçar kur të largohet.