Chelsea vazhdon të kërkojë një sulmues pas largimit të Romelu Lukakut dhe gjermanit Timo Werner.
Londinezët kanë marrë gabonezin Pierre Emerick Aubameyang, por trajneri Graham Potter nuk është se e pëlqen shumë sulmuesin afrikan.
Mediat në Angli kanë raportuar se Chelsea ka kthyer interesimin për sulmuesin argjentinas të Interit, Lautaro Martinez.
25-vjeçari ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar në katër të tjerë në 16 ndeshje këtë edicion për Interin.
Gjiganti italian e vlerëson shumë argjentinasin dhe nuk e ka ndërmend ta lë të lirë të largohet pa fituar 90 milionë euro nga shitja e tij. Por drejtuesit e Chelseat kanë një plan se si ta bindin Interin të heqin dorë nga Lautaro.
Gjithnjë sipas mediave në Angli dhe Itali, Chelsea është gati ta përfshijë në ofertën për Lautaron sulmuesin belg Romelu Lukaku që aktualisht është i huazuar te Interi. Mbetet të shihet nëse Neroazzurët do të binden nga kjo ofertë e Chelseat për të hequr dorë nga argjentinasi.