Chelsea është i gatshëm ta “thyejë bankën” për treshen e Interit
Chelsea po vazhdon të mendojë për përforcime të afatit kalimtar të verës.
“Blues”, pasi u blenë nga investitorët e rinj kanë qenë mjaft aktivë në muajin e fundit. Madje, “Të Kaltrit” e kanë në plan ta “thyejnë bankën” për t’i siguruar shërbimet e treshes së Interit.
Klubi nga Premierliga e ka prioritet transferimin e qendërmbrojtësit Milan Skriniar.
Sipas portalit italian “Calciomercato”, klubi nga “Stamford Bridge” është i gatshëm t’i ofrojë 81 milionë euro për futbollistin sllovak. Gjithashtu, Chelsea është e gatshmë t’i ofrojë 41 milionë euro edhe për futbollistin e krahut, Denzel Dumfries. E lojtari i tretë që kërkohet nga “Blues” është mesfushori 19 vjeçar, Cesare Casadei, për të cilin i kanë vënë në dispozicion 8 milionë euro.
Në total, Chelsea është i gatshëm t’i shpenzojë 130 milionë euro për treshen e “Nerazzurri”. Tash, topi është tek Interi.