Legjenda e Real Madridit, Cristiano Ronaldo u eleminua nga Kupa e Botës në çerek-finale nga senzacioni i “Qarat 2022” Maroko me rezultatin 1-0.
Kjo ëndërr e shuar për Cristiano Ronaldon dhe prishja e kontratës me Manchester United edhe pse shumë e dhimbshme, nuk është shkak që CR7 të mos vazhdojë legacinë edhe pse thuajse në të 38 që shumë pakë për të mos thënë askush nuk do të mund të mbizotronte kaq gjatë.
Portugezi u pa në hapsirat e Santiano Bernabeut duke stërvitur i vetëm, kjo ngjalli shpresat për një rikthim senzacional te Real Madridi të paktën deri në fund të sezonit aktual.
Por cilat janë tri arsyjet që Real Madridi dhe CR7 nuk mund të bashkohen edhe një herë.
Mosha është arsyja kryesore, pasi që do të prishte politikat e klubit duke parë se Real Madridi nënshkruan vetëm me talentë.
Rikthimi në Manchester e vërtetoi se Ronaldo nuk ishte i dobishëm, pra te Reali nuk duan që kjo të ndodhë edhe me ta pasi CR7 është golashënuesi më i mirë i historisë së Realit dhe duan ta respektojnë për atë që ka bërë, dhe e fundit,
Ronaldo nuk është në formën që ka qenë më parë.