Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo, mund ta shohë veten duke luajtur sërish nën urdhrat e Jose Mourinhos, por tani te Roma vitin e ardhshëm.
Megjithatë, ylli portugez po e kërkon një skuadër që luan në Ligën e Kampionëve, dhe Chelsea shihet si destinacioni i tij i mundshëm.
Ben Jacobs i CBS raporton: “Burimet e afërta me (agjentin) Jorge Mendes shohin një rrugë drejt Romës sezonin e ardhshëm, veçanërisht nëse ata kualifikohen për Ligën e Kampionëve dhe gjithashtu opsion është edhe liga amerikane, MLS . Por, është më pak e sigurt se mund ta shohim atë duke kaluar te Chelsea, qoftë edhe me kontratë afatshkurtër”.
Ronaldo nuk i ka raportet e mira me Erik ten Hagun dhe kontrata e tij aktuale me Manchester United skadon në verën e vitit të ardhshëm.