Vitin e kaluar Dani Olmo ishte pranë transferimit te Barcelona, këtë vit mund të kalojë te Real Madridi.
Sipas ‘Goal.com’, ekipi i Carlo Ancelottit kanë shfaqur interesim për të nënshkruar me spanjollin e Leipzigut, Dani Olmo. Ai ka kontratë me ekipin gjerman deri në vitin 2024, por mund të largohet në fund të sezonit.
Vitin e kaluar sipas lajmeve që qarkullonin në Spanjë, Olmo ishte shumë pranë Barcelonës, por që nuk u arrit marrëveshja. Përkundër këtij fakti, Real Madridi kanë shfaqur interesim ta transferojnë lojtarin, në radhët e tyre këtë verë.
Në Gjermani këtë sezon, ai ka vetëm 12 paraqitje, ku ka shënuar dy gola dhe ka regjistruar tre asistime.