Klubi gjerman kërkon të nënshkruajë me anësorin e Real Madridit, Eden Hazard.
E ardhmja e Eden Hazard duket të jetë larg Real Madridit. Ai ka kontratë deri në vitin 2024, por mund të largohet në fund të sezonit.
Interesim për të marrë në radhët e tyre belgun kanë shfaqur ekipet e Premier Ligës: Arsenal dhe Newcastle.
Përveç tyre së fundmi është futur në garë edhe ekipi gjerman Borussia Dortmund. Sipas të përditshmes ‘AS’, anësori i Realit mund të luajë përkrahë vëllait të tij sezonin e ardhshëm.