Paulo Dybala raportohet se po shqyrton një transferim në Premier League këtë verë.
28-vjeçari është larguar nga Juventusi pasi i skadoi kontrata me ekipin italian. Për shërbimet e sulmuesit në garë janë Interi dhe Milani në Serie A.
Sipas “Sky Sport Italia”, Dybala e ka vënë në dyshim transferimin tek njëra nga këto dy ekipe.
Arsenali thuhet se ka qenë në kontakt me menaxherin e argjentinasit në një përpjekje për ta joshur atë të transferohet në Londër.
Ndërkohë edhe Manchester Unitedi po e bënë të pamundurën për të bindur lojtarin të transferohet në “Old Trafford”.