Gjiganti gjerman, Bayern Munich është futur në garë për yllin e Palmeiras, Endrick Felipe.
Sipas ‘El Nacional’, Bayern Munich është një nga klubet e shumta të interesuara për të nënshkruar me yllin e vlerësuar të Palmeiras, Endrick.
16 vjeçari ka tronditur botën e futbollit me talentin e tij në një moshë kaq të re, pasi ka shënuar tashmë 3 gola në 7 paraqitje në nivel të lartë.
Raporti thotë se Palmeiras nuk do të pranojë asnjë ofertë më të ulët se klauzola e lirimit prej 60 milionë eurosh të Endrick, dhe vetëm PSG deri më tani ka paraqitur një ofertë zyrtare.
Bayern Munich gjithashtu do të duhet të garojë me Real Madridin, Chelsea, Man United për të transferuar sensacionin brazilian në ‘Allianz Arena’.